Lajme
Policia jep detaje për armatimin dhe municionin e gjetur në Mitrovicë të Veriut
2 ditë me parë

Policia e Kosovës, të mërkurën ka ndërmarrë një aksion kontrolli në një bodrum të një ndërtese kolektive në rrugën “Ivo Lola Ribar”, Mitrovicë të Veriut.
Kjo pasi njësitet policore kishin pranuar një informatë nga qytetaret mbi dyshimet se në atë lokacion ka armë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tërheqjen dhe sigurimin e materialit të dyshuar në mënyrë të sigurt. Gjatë kontrollit të realizuar në atë lokacion policia ka gjetur dhe konfiskuar: 7 karikatorë me fishekë, 1 tromblon si dhe disa pajisje shtesë për montim në armë të destinuara për gjuajtje me tromblon”, tha Policia.
Për rastin, Policia e Kosovës ka kontaktuar Prokurorin e Shtetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës.
