Lajme

Policia në Leposaviq gjen armatim, eksploziv e uniforma ushtarake

Policia e Kosovës do të mbajë sot një konferencë për media nga ora 18:00, ku thanë se do të shpalosen detaje rreth operacionit policor që u zhvillua në një fshat të Leposaviqit.

Bëhet e ditur se realizimi i operacionit policor rezultoi me gjetjen dhe konfiskimin e armatimit, një sasie të eksplozivit dhe uniformave ushtarake, që do të prezantohen në konferencë.

“Në këtë konferencë do ta marrë pjesë: ministri i MPB-së z. Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha dhe ZV drejtori i DRP Mitrovicë Veri Veton Elshani”, thuhet në njoftim.

Konferenca për media do të mbahet në ndërtesën e Drejtorisë Rajonale të Policisë – Mitrovica Veri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button