Lajme

Presidenti Begaj takon zëvendëssekretarin amerikan në Dayton

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar në Dayton, Ohio, me zëvendëssekretarin e Shtetit të SHBA-së, Christopher Landau, me të cilin ka diskutuar për forcimin e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve.

Gjatë takimit, presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për miqësinë historike dhe mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë, veçanërisht në momentet kyçe të historisë së kombit shqiptar.

“SHBA është një partner strategjik, aleat i fuqishëm në NATO dhe një aktor i pazëvendësueshëm për zhvillimet në rajonin tonë”, tha Begaj.

Ai gjithashtu falënderoi SHBA-në për ndihmën në reformën në drejtësi, forcimin e institucioneve, si dhe në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë. Presidenti shprehu besimin se në të ardhmen do të ketë më shumë investime amerikane në Shqipëri, sidomos në sektorët e turizmit, energjisë dhe sigurisë kibernetike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button