Lajme
Presidentja i kthen përgjigje Deharit: Seancën duhet ta vazhdoni jo më vonë se brenda 48 orëve

Presidentja Vjosa Osmani i ka kthyer përgjigje kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, i cili iu drejtua asaj me kërkesën për “sugjerime” pasi e ndërpreu seancën për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.
Në këtë letër, Osmani thotë se Kushtetuta i detyron të jetësojnë e jo të bllokojnë procese.
Gjatë seancës konstituive, deputetët votuan kundër raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve të tyre, duke shtyrë kryesuesin Dehari që ta ndërpriste atë.
Ai tha se do t’i drejtohej Osmanit me një letër për të sqaruar se si do të veprohet më tej.