Lajme

Presidentja Osmani pas vizitës në Brunei: Një raport i ndërtuar mbi respekt e besim reciprok

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vizitës së saj zyrtare në Shtetin e Bruneit, ku u prit me nderime të larta nga Madhëria e Tij, Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah.

Në një postim publik, Osmani e ka cilësuar këtë vizitë si “një vizitë historike”, duke theksuar se është ndërtuar “një raport i bazuar në respekt e besim reciprok” mes dy shteteve.

“Një e ardhme e ndritur e potencial i jashtëzakonshëm për bashkëpunim!”, ka shkruar Presidentja, duke falënderuar Sulltanin për mikpritjen dhe nderimin që iu bë Republikës së Kosovës gjatë vizitës.

Në kuadër të kësaj vizite, Shteti i Bruneit ka marrë vendimin që të heqë regjimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, duke e forcuar edhe më tej miqësinë mes dy vendeve dhe duke hapur rrugë për lëvizje të lirë, shkëmbime diplomatike, ekonomike dhe kulturore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button