Lajme

Presidentja Osmani uron Papën Leo XIV për zgjedhjen e tij si udhëheqës i Selisë së Shenjtë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar urimet e saj të sinqerta për Papa Leo XIV, i sapozgjedhur si udhëheqës i Selisë së Shenjtë, duke theksuar rëndësinë e udhëheqjes së tij në këtë periudhë të pasigurisë globale.

Në një postim zyrtar, Presidentja Osmani u shpreh: “Zëri i tij do të ketë peshë të madhe në një kohë kur bota dëshiron paqe, unitet dhe dhembshuri. Uroj që pontifikati i tij të karakterizohet nga qartësia morale, udhëheqja e palëkundur dhe përkushtimi i thellë ndaj dinjitetit të çdo njeriu.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button