Botë

Presidentja zvicerane: Trumpi pas tarifave ka planifikuar negociata për marrëveshje me 15 shtete

Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, ka konfirmuar se Zvicra është ndër 15 shtetet me të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur negociata për arritjen e një marrëveshjeje që mund të përfundojë pas tarifave të vendosura nga SHBA-ja.

Ajo ka shprehur kënaqësinë për bisedimet që po zhvillohen në Washington dhe ka theksuar se Zvicra është pjesë e një grupi shtetesh me të cilat SHBA-ja po kërkon të gjejë një zgjidhje të shpejtë për çështjen e tarifave.

Edhe pse shtetet e tjera të këtij grupi nuk janë bërë të ditura, Keller-Sutter ka nënvizuar se administrata amerikane është angazhuar për të negociuar me këto shtete për të gjetur një mundësi për lehtësimin e tarifave.

Kujtojmë se, para se administrata Trump të pezullonte tarifat për 90 ditë, produktet e importuara nga Zvicra nënshtroheshin një takse prej 31%, një nivel më i lartë se ai që ishte vendosur për vendet e Bashkimit Evropian. Zvicra, për ndryshe, nuk është pjesë e bllokut të BE-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button