Sport

PSG bën histori në Ligue 1: Rekord i ri me 39 ndeshje pa humbje jashtë fushe

Paris Saint-Germain ka shkruar një tjetër faqe të artë në historinë e futbollit francez. Të udhëhequr nga trajneri Luis Enrique, kampionët e Francës kanë arritur një rekord të ri historik, duke shënuar 39 ndeshje radhazi pa humbje jashtë fushe në kampionatin francez, Ligue 1.

Ky sukses e lë pas edhe rekordin e mëparshëm të Milanit të vitit 1993, që kishte arritur 38 ndeshje të paprekura në transfertë në Serie A.

Ecuria mbresëlënëse e parizienëve ka nisur që prej 11 shkurtit 2023, dita kur për herë të fundit PSG u mposht larg “Parc des Princes”.

Që atëherë, skuadra ka treguar konstancë, disiplinë dhe pjekuri të madhe, duke u bërë një makinë e vërtetë rezultatesh edhe në fushat më të vështira.

Në një sezon ku tashmë e kanë siguruar titullin kampion, parizienët po synojnë të kompletojnë një vit të jashtëzakonshëm me të gjithë trofetë në dispozicion – dhe ky rekord është vetëm një tjetër dëshmi e forcës së tyre aktuale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button