Lajme

Qeveria kalimtare s’i kalon Abdixhikut: PDK dhe AAK e refuzojnë me mirësjellje, kërkojnë qeveri të ish-opozitës

Vetëvendosja nuk ka numra për të zgjedhur Albulena Haxhiun, Kryetare të Kuvendit tash e një muaj: Dymbëdhjetë seanca konstitutive kanë dështuar në emër të saj. Zgjidhja i është ofruar për të ndërruar emrin e saj me një tjetër më konsensual. Vetëvendosja refuzon të ndërrojë emrin e saj e të kalojë në fazën për të zgjedhur Qeverinë e Kosovës, për çka po ashtu nuk ka vota.

Për të dalë nga kjo ‘vrimë e zezë’, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku – pasi refuzoi koalicionin të ofruar nga Albin Kurti – propozoi një Qeveri Kalimtare Gjithpërfshirëse, jetëshkurte, për të trasuar rrugën për zgjedhjet e reja.

Por, propozimi i Abdixhiku s’gjeti pajtim te të tjerët: VV e refuzoi në start dhe nisi sulmet ndaj tyre pa u bërë as 24 orë nga kur dërguan lutje për koalicion. PDK e refuzoi në mënyrë diplomatike se kjo çështje i takon Presidentes së Kosovës si instancë mbipartiake ndërsa AAK-ja se nuk ulet me Vetëvendosjen.

Refuzimi i PDK-së

Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës këta të fundit përmes një komuniakte e kamufluan një ‘Jo’ të mirësjelltë ndaj LDK-së për Qeveri Kalitmare duke i rikujtuar atë se qëndrojnë për një qeveri nga partitë ish-opozitare kur Vetëvendosja të dështojë të krijojë shumicën parlamentare përfundimisht.

Për Qeverinë Kalimtare, PDK-ja e kaloi me këto fjalë: “Në këtë frymë, konsiderojmë se Presidentja e Republikës, si institucion mbi-partiak dhe me mandat legjitim, mund të ndërmarrë hapat e nevojshëm për thirrjen e një takimi me të gjitha subjektet politike parlamentare. Një tryezë gjithëpërfshirëse, mund të jetë hapi i duhur për gjetjen e rrugëdaljes nga kriza institucionale”.

Refuzimi i AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po ashtu e artikuloi mirësjellshëm propozimin e LDK-së: duke e saktësuar pozicionin e vet se një qeveri e tillë mund të bëhej nga ta, por se AAK “nuk ulet aty ku është Vetëvendosja”.

“Po konsultave me LDK-në dhe PDK-në, asgjë s’po e kundërshtoj LDK-në për konsulta, por e kam të pamundshme të ulem aty nëse është VV. Por ne s’kemi vendim çka bëjnë kolegët tanë”, tha Haradinaj.

Kryetari i AAK-së duke i çuar porosi Abdixhikut tha se si AAK angazhohen për një qeveri nga ish-partitë opozitare, duke i rikujtuar edhe qëndrimet e LDK-së që ata të udhëheqin qeveri të tillë “gjë që nuk është e mohuar”.

“Jo (nuk marrë pjesë tryezë me VV). Ne përfaqësohemi nga opozita, por nuk marrim pjesë. Nuk i ndalojmë kolegët t’i konsumojmë këto mundësi”, tha Haradinaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button