Lajme

Ra nga çatia e kishës, prifti dërgohet me helikopter në Tiranë

Dërgohet me helikopter drejt spitalit të Traumës prifti ortodoks Kristaq Viso, pasi gjendja e tij shëndetësore kërkon mjekim më të specializuar në kryeqytet.

Prifti ortodoks mëngjesin e sotëm ka qenë duke ndihmuar në riparimin e çatisë priftin tjetër të Kishës së Shën Triadhës në varret publike të qytetit të Korçës, kur papritur ka rënë nga lartësia e kishës në tokë, duke pësuar dëmtime të rënda trupore.

Sipas mjekëve, dëmtimet me të rënda të klerikut 62-vjeçar i ka pësuar në kokë, ndaj për këtë mjekët e Korçës kanë vendosur dërgimin e tij drejt spitalit të Traumës.

Prifti Kristaq Viso shërben si klerik në kishën e Shën Thomait në fshatin Çiflig.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button