Lajme

Raportimet se mund të votojnë pro Qeverisë Kurti, deklarohet Lista Serbe

Lista Serbe ka reaguar lidhur e raportimet se deputetë të saj mund të votojnë pro Qeverisë Kurti.

Në një deklaratë të publikuar në Facebook, Lista Serbe thekson se raportimet e tilla nuk qëndrojnë.

“Duke marrë parasysh deklaratat që vijnë nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Kurtit, dëshirojmë të theksojmë publikisht se mbështetja e supozuar nga përfaqësuesit e Listës Serbe është një gënjeshtër e pastër.

Ndoshta është dëshira e tyre, një aludim apo diçka e tretë, por ne e përsërisim qartë dhe publikisht se nuk është e vërtetë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button