Lajme
Rohde del me reagim: Duhet urgjentisht një bashkëpunim i mirëfilltë për …

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës dhe institucionet e tjera të formohen menjëherë.
Rohde ka thënë se më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës ka mbetur në bllokadë si rezultat “i taktikave bllokuese”.
Diplomati gjerman ka thënë se qytetarët meritojnë politikanë që prioritizojnë Kosovën mbi politikat e partisë.
“Prandaj e përsëris: Duhet urgjentisht një bashkëpunim i mirëfilltë për të siguruar funksionimin e institucioneve dhe formimin e shpejtë të një qeverie të qëndrueshme”, ka përfunduar Rohde.