Lajme

Rreth 7 milionë euro pasuri të sekuestruara – Prokuroria Speciale shënjestron rastin “Mati 1”

Prokuroria Speciale e Kosovës ka shënjestruar rastin e koduar “Mati 1”, i cili lidhet me disa vepra të rënda penale si “shpëlarja e parasë”, “mashtrimi”, “falsifikimi i dokumentit” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Nën udhëheqjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale z. Blerim Isufaj, është mbajtur takimi i radhës me Ekipin e Përbashkët për Përzgjedhjen dhe Shenjëstrimin e Krimeve të Rënda.

Gjatë këtij takimi është shenjëstruar rasti i koduar ‘Mati 1’, për veprat penale ‘shpëlarja e parasë’, ‘mashtrimi’, ‘falsifikimi i dokumentit’ dhe vepra penale ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

Sipas Prokurorisë, në këtë rast janë të përfshirë katër persona dhe janë sekuestruar pasuri të konsiderueshme, që përfshijnë 59 banesa, 12 paracela në lokacione të ndryshme dhe 5 llogari bankare.

“Në këtë rast janë të përfshirë 4 persona dhe ka të sekuestruara pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Vlera totale e pasurisë së ngrirë dhe sekuestruar është 6,924,656.00 €. Ndër asetet e ngrira dhe të sekuestruara janë 59 banesa, 12 paracela në lokacione të ndryshme dhe 5 llogari bankare.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button