Rutte: NATO-ja e foksuar për një Ballkan Perëndimor të qetë dhe stabil

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur në Samitin dyditor që po mbahet në Bruksel.
Në takim pritet të diskutohet për organizimin e samitit të ardhshëm në Hagë.
Para nisjes së këtij aktiviteti, ka folur edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Ai ka deklaruar se NATO-ja është shumë e foksuar në Ballkanin Perëndimor.
“Është një nga çështjet që jemi fokusuar të gjithë. Siç edhe e dini, unë kam qenë në Sarajevë dhe në Prishtinë, së fundmi kisha edhe diskutime edhe me presidentin e Serbisë këtu në Bruksel. Kështu ne si NATO, jemi goxha të involvuar dhe duam të sigurohemi që Ballkani Perëndimor të jetë stabil dhe i sigurt bashkë edhe me pesë aleatët tanë: Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Slloveninë, Kroacinë dhe Shqipërinë”, deklaroi ai.
”Pra, së bashku po e navigojmë situatën se situata është e qetë dhe stabile”, ka shtuar ai.