Lajme

Rutte viziton Kosovën më 11 mars, takohet me Osmanin e Kurtin – në konferencë del veç me Presidenten

Ardhja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, më 11 mars në Kosovë, tashmë është konfirmuar zyrtarisht nga vetë NATO.

Ai do të vijë në Prishtinë bashkë me zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Shekerinska, me të cilën do të do të vizitojnë KFOR-in dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT).

Rutte do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për diskutime dypalëshe.

Me presidenten Osmani, ai do të mbajë një konferencë të përbashkët për media nga ora 14:50.

Përveç krerëve kosovarë, Rutte së bashku me ambasadorët nga partnerët kontribuues të trupave të KFOR-it do të zhvillojnë takim edhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani dhe drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Christian Nawrat, si dhe do të kenë mundësinë të angazhohen me personelin e KFOR dhe NALT.

“Ata gjithashtu do të kenë një shkëmbim me shefat e misionit të Bashkimit Europian, ambasadorin Aivo Orav dhe Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Gjeneral Major Giovanni Barbano, Përfaqësuesen Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefen e Misionit të UNMIK-ut, znj. Caroline Ziadeh dhe ushtruesen e detyrës së Shefes së Misionit të OSBE-së, znj. Cornelia Taylor”, thuhet mes tjerash në komunikatën e NATO-s.

Rutte do të vijë në Kosovë pas qëndrimit në Bosnje e Hercegovinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button