Lajme

Shkeli rëndë detyrat e punës, Enis Abdurrahmani largohet nga pozita e kryeshefit të Trepçës

Shoqëria Aksionare “Trepça” ka njoftuar se është larguar nga puna Enis Abdurrahmani, kryeshef i ndërmarrjes së Trepçës.

Në njoftim thuhet se Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik në lidhje me rastin e Enis Abdurrahmani, ku pas këtij shqyrtimi ka konstatuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.

Njoftimi i plotë:

Më datë 18.04.2025, Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik në lidhje me rastin e z. E.A. Pas shqyrtimit të çështjes, Komisioni ka konstatuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës, në përputhje me nenin 10, paragrafi 1, nënparagrafët 1.2, 1.5 dhe 1.13 të Rregullores nr. prot: 2906, datë 30.07.2020, për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, që parashikon:

🔹 Përdorimin e paligjshëm të mjeteve të Trepça Sh.A

🔹 Keqpërdorimin e pozitës dhe tejkalimin e autorizimeve

🔹 Shkaktimin e dëmit me qëllim ose nga pakujdesia e rëndë

Në bazë të këtyre shkeljeve, Komisioni Disiplinor, me vendim nr. prot: 2664, datë 24.02.2025, ka vendosur shqiptimin e masës disiplinore – ndërprerjen e marrëdhënies së punës ndaj z. E.A.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button