Lajme

Sot një vit nga vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi në vuajtje të dënimit me burg të përjetshëm

Sot është bërë një vit nga vdekja e Gjyljeta Ukellës, e cila u privua nga jeta mizorisht nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajçi.

Rasti ka ndodhur në mëngjes të 16 prillit në vitin 2024, në apartmentin e tyre në rrugën ‘Bill Klinton’, në Pejë.

Sipas Prokurorisë, Edmond Lajçi me dëshirë dhe armë, e ka qëlluar viktimën Gjyljeta Ukella, duke e lënë pa shenja jete, ku pas rastit të ndodhur, tashmë i dënuari është paraqitur vetë në Polici me deklaratë “e vrava gruan, çoje një patrullë të Policisë”.

Ndërkaq, Gjykata Themelore në Pejë, në fund të vitit të kaluar ka marrë vendim për shqiptimin e dënimit me burgim të përjetshëm ndaj Edmond Lajçit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button