Lajme

​Sudani njeh shtetin e Kosovës

Sot, shtet afrikan, Sudan e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke u bërë kështu shteti i 119-të që e njeh atë.

Këtë lajm historik, e bëri të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një njoftim në X, Osmani tha se Kosova dhe Sudani janë pajtuar për të lidhur marrëdhënie diplomatike.

Presidentja shprehu mirënjohjen në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje historike.

“Sudani ka njohur Republikën e Kosovës dhe dy vendet tona kanë rënë dakord të vendosin marrëdhënie diplomatike. Faleminderit nga populli i Republikës së Kosovës. Ky është fillimi i një partneriteti të madh!”, ka deklaruar Osmani në X.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button