Lajme

Takimi me ambasadorët e huaj, Abdixhiku: LDK e respekton vullnetin qytetar, s’dëshiron e s’pretendon ta anashkalojë

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për takimet që ka zhvilluar me ambasadorët e huaj këtë javë, të cilët takuan krerët e partive pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Abdixhiku tha se ta ka folur për procesin zgjedhor dhe përsëriti se partia e tij do të respektojë vullnetin e qytetarëve.

“Gjatë kësaj jave, prita në takim ambasadorët e SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Bashkimit Evropian, Francës e Italisë. Me të gjithë, diskutuam mbi procesin zgjedhor, rezultatet e deritanishme, e domosdoshmërinë për pritjen e numërimit të secilës votë, përfshirë dhe ato të mërgatës. Siç kam deklaruar në vazhdimësi, LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni. As nuk dëshiron e as nuk pretendon ta anashkalojë. LDK do të sillet konform këtij vullneti me plot përgjegjësi; siç dhe do të përfaqësojë denjësisht zërin e votuesit tonë”.

Abdixhiku ka falënderuar aleatët e vendit për mbështetje.

“Falënderime të pafundme për mbështetjen e aleatëve tanë në çdo sfidë të Republikës”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button