Tara emocionohet në Gjykatë: Kush janë këta kriminela, armiq të UÇK-së e pavarësisë së Kosovës

Komandanti Ismet Tara e ka mbyllur dëshminë në Hagë.
Ai ka mbajtur një fjalim para përmbylljes së dëshmisë, ku ka përshkruar gjithë historinë e intervistimit të tij.
Ai ka treguar detaje të takimeve me prokuroren.
“Shënimet që kam marrë pas çdo takimi. Paraqitja ime në Gjykatën e Hagës është bërë me datë 14.02.2025 ku më janë bërë të njohura të drejtat e mia. E kemi vazhduar leximin e intervistimit të vitit 2019 qëkam dhënë në plotni të njëjtës gjykatës. Pas 15.02, më janë dhënë intervistime të lexoj në hotelin ku kam fjetur. Më 17 shkurt 2025 kemi vazhduar me ekipin e prokurores për daljen në dëshmi, procedura është zhvilluar pa far problemi, të njëjtën procedurë kemi bërë edhe të martën me datë 18.02.2025. Deri vonë pa asnjë problem”, tha Tara.