Botë

Trump i bën thirrje Rusisë: Shumë njerëz po vdesin në këtë luftë të tmerrshme e të pakuptimtë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar ashpër përmes rrjetit të tij social “Truth Social”, duke i bërë një thirrje të drejtpërdrejtë Rusisë që të ndalë menjëherë luftën.

Në një postim të publikuar së fundmi, Trump është shprehur i indinjuar me situatën në Ukrainë dhe humbjen masive të jetëve njerëzore që po ndodh për shkak të konfliktit.

Ai ka theksuar se një luftë e tillë nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse ai do të ishte ende në krye të Shtëpisë së Bardhë.

“Rusia duhet të lëvizë. Shumë njerëz janë duke vdekur, mijëra në javë, në një luftë të tmerrshme dhe të pakuptimtë – Luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë dhe nuk do të kishte ndodhur, po të isha unë President!!!”, ka shkruar Trump.

Me këtë deklaratë, Trump ka rikujtuar edhe një herë qëndrimin e tij të njohur, duke insistuar se ai do ta kishte parandaluar luftën nëse do të ishte rizgjedhur president në vitin 2020.

Ky reagim vjen në një kohë kur lufta në Ukrainë po hyn në një tjetër fazë të rëndë, me mijëra viktima dhe pasoja të mëdha për qytetarët civilë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button