Botë
Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë disa ditë pasi i përjashtoi ato

Donald Trump thotë se telefonat inteligjentë të prodhuar në Kinë dhe pajisjet e tjera elektronike nuk do të përjashtohen nga tarifat – duke shtuar se ato thjesht po kalojnë në një “kovë” të ndryshme taksash.
Tregjet evropiane të aksioneve u rritën të hënën në mëngjes pas njoftimit zyrtar të së premtes se disa prej këtyre produkteve do t’i shpëtonin taksave deri në 145%, raporton BBC.
Kina i ka bërë thirrje Donald Trumpit që të “anulojë plotësisht” regjimin e tij të tarifave dhe “të kthehet në rrugën e duhur të respektit të ndërsjellë”.
Sidoqoftë, zyrtarët amerikanë thanë të dielën se produktet do t’i nënshtroheshin një “tarifash gjysmëpërçuese”, ndërsa Trump pritet të zbulojë më shumë detaje më vonë.