Botë

Trump nënshkruan marrëveshje ekonomike dhe të mbrojtjes me emirin e Katarit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar disa marrëveshje të rëndësishme me emirin e Katarit, Sheikh Tamim Al Thani, gjatë vizitës së tij të vazhdueshme në Gjirin Persik.

Marrëveshjet përfshijnë aspekte të ndryshme ekonomike dhe të mbrojtjes, përfshirë një marrëveshje të madhe për blerjen e avionëve nga kompania amerikane Boeing.

Marrëveshja kryesore parashikon blerjen e më shumë se 160 avionëve Boeing nga Katari, me një vlerë që arrin deri në 200 miliardë dollarë, një angazhim i rëndësishëm që do të forcojë lidhjet ekonomike mes dy vendeve.

Përveç kësaj, u nënshkruan marrëveshje të tjera që thellojnë bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes, përfshirë blerjen e dronëve ushtarakë.

Presidenti Trump lavdëroi liderin e Katarit, duke e cilësuar atë një “burrë të jashtëzakonshëm”, duke shtuar se ai ka shumë ngjashmëri me princin saudit, me të cilin ishte takuar disa ditë më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button