Trump nga Arabia Saudite: Dua të arrijë marrëveshje me Iranin për program bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shprehur gatishmërinë për një marrëveshje me Iranin lidhur me programin e tij bërthamor, gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Investimeve që po mbahet në Riad të Arabisë Saudite, transmeton BBC.
Gjatë fjalimit të tij, Trump nuk i kurseu kritikat ndaj Teheranit, duke e cilësuar Iranin si “forcën më destruktive të rajonit”.
Megjithatë, ai theksoi se nuk ndodhet në forum “vetëm për të dënuar kaosin e mëparshëm të krijuar nga liderët e Iranit”, por për të ofruar një alternativë.
“Dua të arrijë marrëveshje me Iranin. Nëse mund të arrijmë marrëveshje me Iranin, atëherë do të isha shumë i lumtur”, deklaroi ai.
Presidenti amerikan gjithashtu paralajmëroi udhëheqësit iranianë për pasojat nëse refuzojnë një marrëveshje dhe vijojnë veprimet destabilizuese në rajon.
“Nëse ata refuzojnë marrëveshjen dhe vazhdojnë t’i sulmojnë fqinjët e tyre, atëherë ne nuk kemi zgjidhje tjetër përpos që të ushtrojmë presion maksimal”, tha Trump, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara synojnë ta ulin eksportin e naftës iraniane në zero.