Botë

Trump po e mbyllë edhe një agjenci, Kosova rrezikon t’i humbasë mbi 200 milionë dollarë

Departamenti i Efiçencës së Qeverisë (DOGE) i Elon Musk po i jep fund punës së një agjencie ndihme amerikane të nisur nga ish-presidenti republikan George W. Bush për të reduktuar varfërinë dhe për të promovuar rritjen ekonomike në mbarë botën.

Kështu po raporton Reuters duke iu referuar një emaili që ju ka dërguar stafit të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), pjesë e programit të së cilës është edhe Kosova.

Ky vendim vjen si pjesë e një shtytje të paprecedentë nga Presidenti Donald Trump dhe këshilltarit të tij miliarder Musk për të tkurrur qeverinë federale, duke thënë se paratë e taksapaguesve amerikanë janë shpenzuar gabimisht.

Stafit të MCC’së iu tha në një takim të mërkurën se të gjitha programet e agjencisë do të mbyllen dhe numri i stafit do të minimizohet.

“Ndihma e huaj nuk është prioritet për administratën dhe kështu puna e MCC duhet të përfundojë”, i tha stafit Kyeh Kim, zyrtar i lartë i MCC’së.

Zyrtarët nga DOGE mbërritën në agjenci në fillim të javës së kaluar dhe filluan bisedimet me udhëheqjen, të cilët po përpiqeshin të shpëtonin agjencinë, tha Kim.

Administrata e Trump tashmë ka çmontuar agjencinë kryesore të ndihmës të Uashingtonit, USAID, e cila administronte rreth 40 miliardë dollarë ndihmë në vit.

Kosova përfiton nga programi MCC mbi 200 milionë dollarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button