Lajme

“Unë me ty kam me u marr vesh privatisht” – Një vit e gjysmë burgim për kërcënimin e gjyqtares në Dragash

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim të pandehurin O.M  për kërcënimin e gjyqtares në Dragash.

O.M është shpallur fajtor pasi më 26 prill të vitit 2024 në objektin e Gjykatës Themelore të Prizrenit – dega në Dragash, kishte kërcënuar gjyqtaren Nj.B.

“Në atë mënyrë që në ditën kritike, derisa ishte duke qëndruar në korridorin e kësaj gjykate fillon të bërtasë dhe ta kërcënojë, veprime të cilat i ka vazhduar në sallën e gjykimit”, thuhej në njoftimin e Gjykatës Themelore të Gjakovës.

“A je ti në mend, a je tu e ditë çka je tu fol, je tu shti me u vra dy familje. Unë me ty kam me u marr vesh privatisht”, i kishte thënë i pandehuri gjyqtares.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button