Lajme
Valon Murati: Në Hagë vizituam Sali Mustafën dhe Fadil Fazliun, ishin me moral të lartë

Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka njoftuar për vizitat që ka zhvilluar në Hagë ku tha se takoi Sali Mustafën dhe dhe Fadil Fazliun.
“Dje e sot vizituam shokët tanë të idealit Sali Mustafën – Calin dhe Fadil Fazliun. Ata dhe shokët e tjerë ishin mirë e me moral të lartë”, tha ai.
Murati tha se “ky burg edhe njëherë dëshmon se sa e çmuar është liria jonë e sa sfida duhet ende të kalojmë që ta përmbyllim kapitullin e saj”.
“Cali, Fadili e shokët e tjerë që janë në Hagë janë dëshmi e forcës, qëndrueshmërisë e vazhdimësisë së angazhimeve të popullit tonë për liri”.