Lajme
Valon Syla i ashpër me Listën Guxo: Ju jeni kakleca

Gazetari Valon Syla ka kritikuar Listën Guxo, duke i quajtur “më të poshtër se Lëvizja Vetëvendosje”.
Syla ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj tyre, si: Hajna flamujsh, hajna tenderash….
“Përpos që kanë vjedh e janë nxanë ne veprim, nga mediat dhe prokuroria po i heton seriozisht keto me shanca maksimale per denim… Komplet partia del e i shanë mediat, i shajnë bizneset, kishe sjemi na hajna po mediat po na e ngjesin dhe sillen si superiorë nga pozita e kerkushave para burgut me vetëbesim të poshtër të budallës.
Ma të poshtër se Vetëvendosja janë pikërisht këta të Listës Guxo…”, thuhet në shkrimin e Sylës.
Ai ka përdorur një shprehje për këtë subjekt politik, i cili po ofendon mediat.
“Thjeshtë, ju jeni kakleca”.