Lajme

Vjosa Osmani për 76-vjetorin e themelimit të NATO’s: Kosova partnere, kontribuuese dhe anëtare e ardhshme

Aleanca Veriatlantike, NATO, sot shënon 76-vjetorin e themelimit.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar NATO-n për mbështetjen ndaj Kosovës.

Osmani ka publikuar disa fotografi nga vizita e saj në selinë e NATO-s dhe me sekretarin e përgjithshëm të këtij institucioni, me të cilin u takua javë më parë.

NATO-ja ka qenë përkrah vendit në momente kritike dhe kyçe, duke nisur nga lufta e fundshekullit të kaluar, e deri më tani, me prezencën e KFOR-it në çdo cep të Kosovës.

Në urimin e Osmanit theksohet se Kosova është e gatshme të kthejë dobitë që NATO-ja i ka dhënë.

“Ne kemi qëndruar krah për krah me aleatët tanë dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë – si partnerë, si kontribuues dhe si anëtarë të ardhshëm”, shkroi mes të tjerash presidentja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button