Lajme

VV akuzon opozitën për bllokadë – Murati: Kushtetuta ua obligon votimin e kryetarit të Kuvendit

Hekuran Murati, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kritikuar partitë opozitare pas zhvillimeve në seancën e sotme të Kuvendit, duke i akuzuar për vazhdim të “taktikave bllokuese”.

Sipas tij, partitë tjera kanë për obligim që të marrin pjesë në votim dhe të mbështesin kandidatin e propozuar nga partia fituese për kryetar të Kuvendit.

“Kushtetuata është mjaft e qartë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës thotë që është e drejtë ekskluzive e partisë fituese që ta propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi. Ndërsa për dallim prej mënyrës se si formohet qeveria ku partia fituese duhet ta sigurojë edhe shumicën, te votimi për Kryesinë e Kuvendit, kryetarin dhe nënkryetarët, kemi edhe interpretimin e Gjykatës Kushtetuese që të gjithë deputetët duhet të jenë prezent dhe kanë për obligim që të votojnë. Pra duhet të marrin pjesë në votim të gjithë deputetët sepse është detyrë e të gjitha partive parlamentare që ta konstituojnë Kuvendin. Po të ishte që partia fituese duhet ta sigurojë shumicën te kryetari i Kuvendit, atëherë do ta kishim problemin e radhës menjëherë ku do të bllokohej situata dhe konstituimi, sepse partitë opozitare nuk do t’i kishin 61 vota për votimin e nënkryetarëve të tyre,” deklaroi Murati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button