VV-ja ankohet në Kushtetuese për vendimin refuzues të Supremes për votat me postë

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot kanë parashtruar kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar masë të përkohshme ndaj një vendimi që e konsideron absurd dhe të ndikuar politikisht.
Në njoftimin e tyre, thuhet se LVV theksoi se është detyrë e të gjitha institucioneve të Kosovës, veçanërisht të atyre që janë të thirrura për të ruajtur vullnetin e shprehur të qytetarëve në procesin zgjedhor.
“Sipas partisë, një vendim i drejtë i Gjykatës Kushtetuese do të ishte i domosdoshëm për të ndaluar çdo deformim të vullnetit të qytetarëve. Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon që kjo çështje të trajtohet me urgjencë, duke theksuar se një vendim i shpejtë për masën e përkohshme do të ishte mënyra e vetme për të parandalon çdo deformim të mundshëm të rezultatëve të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.”, thuhet mes të tjerash.