Zelensky fton Trumpin të marrë pjesë në bisedimet me Putinin në Turqi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar mbështetjen e tij për idenë e presidentit amerikan Donald Trump për një “armëpushim të plotë dhe pa kushte” në luftën me Rusinë, duke e cilësuar si një mundësi për të hapur rrugën drejt diplomacisë.
Në një deklaratë për media, Zelensky konfirmoi gjithashtu se së shpejti do të udhëtojë drejt Turqisë, ku ka ftuar presidentin rus Vladimir Putin për një takim ballë për ballë me qëllim arritjen e paqes. Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes edhe të Trump në këtë përpjekje diplomatike.
“Të gjithë ne në Ukrainë do ta vlerësonim nëse Presidenti Trump do të ishte atje me ne në këtë takim në Turqi. Kjo është ideja e duhur”, u shpreh Zelensky.
Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin ka sugjeruar organizimin e “bisedimeve të drejtpërdrejta” në Stamboll të enjten, por deri tani nuk ka reaguar ndaj ftesës zyrtare të Zelenskyt.